Indeksi i cilësisë së ajrit ditën e mërkurë pritet të përmirësohet në vlera të mjaftueshme dhe të mira, shkaku edhe i erërave më të fuqishme që do të fryjnë nga rrafshi i Kosovës. Ditën e enjte me mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror, koncentrimet e ndotësve do të rriten, e indeksi do të kaloj në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
9.12.2020 – Kryesisht vranët dhe me erë. Reshje shiu së pari në perëndim të vendit, e më pas gjatë ditës edhe në pjesët tjera. Viseve malore mbi 1200-1500m priten edhe reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet do të pushojnë. Temperaturat në vise të ulëta 3C deri 8C, e në vise malore 1C deri 3C. Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga juglindja 7-14m/s, e nga rrafshi i Dukagjinit e lehtë jugore 1-4m/s. Indeks UV 1.
10.12.2020 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull ose vransira të ulëta. Temperaturat në vise të ulëta 2C deri 10C, e në vise malore -1C deri 4C. Do të fryj erë e lehtë nga krahu jugor 1-4m/s. Indeksi UV 1.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.