×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot zbulohet fati i koalicionit VV-LDK, njeriu i Trumpit takon Kurtin e Mustafën

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 7:57

    I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell sot do të takojë mandatarin për kryeministër, Albin Kurti dhe kreun e LDK-së, Isa Mustafa ku pritet të diktohet edhe për diskutimin lidhur me krijimin e Qeverisë.


    Ky takim është planifikuar të zhvillohet nga ora 10:30 në mëngjes. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Zyra për Media e Vetëvendosjes.

    “Takimi do të mbahet në ora 10:30”, kanë thënë shkurt për Reporteri.net nga Zyra për Media e Vetëvendosjes.

    Kurse takimi Mustafa-Grenell do të zhvillohet vetëm një orë më vonë.

    “Nesër (e enjte), më datë 23 janar 2020, në orën 11:30, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pret në takim të Dërguarin e Posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në njoftim, shkruan Reporteri.net.

    E zyrtari i lartë amerikan Grenell, që konsiderohet si një prej njerëzve më të afërt të Trump, mbrëmë takoi presidentin Thaçi, ku tha se nuk përzihet në krijimin e koalicionit qeverisës dhe kërkoi heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

    Ndryshe, qëndrimi amerikan është që Qeveria të formohet sa më shpejt. Këtë gjë e ka thënë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!