×
  • Lajme
  • Lajme

    Spahiu: Qeveria Kurti do ndjekë një rrugë ndryshe, sidomos në dialogun me Serbinë

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 19:02

    Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, e ka vlerësuar si jo të dëmshëm për Kosovën qasjen e presidentes Vjosa Osmani gjatë Samitit në Turiq, ku e ngriti shqetësimin për ndarjen jo të barabartë të vaksinave, çka nxiti për një replikë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell.


    “Përplasja nuk është diçka tepër esenciale do të thosha, këto ndodhin në debate të tilla dhe ishte një panel ku diskutoheshin gjërat dhe nuk e shoh si diçka problematike”.

    “Me rëndësi është që presidentja Osmani mori pjesë në samit në Turqi, në të cilin Kosova paraqiti pikëpamjet e veta, e që kjo është pikë e rëndësishme”.

    Avniu gjatë emisionit Info Magazine po ashtu u shpreh se kjo qeveri ka dhënë indikacione që do të ndjekë një rrugë ndryshe nga ato të kaluara, sidomos në aspektin e dialogut me Serbinë.

    “Ka kohë që ende të shihet, por mendoj që deri më tani kemi një përpjekje për një qasje tjetër nga ato të mëparshmet”.

    “Duhet të heqim dorë nga dhënia e kompromiseve të lehta. Ky ka qenë edhe një lloj diskursi nga BE-ja duke bërë presion vetëm ndaj Kosovës që të bëjë kompromise, e jo ndaj palës së Serbisë, e në këtë aspekt shoh ndryshim në qasje nga pala jonë”.

    “Mbrojta e interesave të Kosovës nuk mund të jetë diçka negative. Qasja duhet të jetë serioze dhe këmbëngulëse në mbrojte të interesave të Kosovës dhe popullit të saj. Takimi i Brukselit ishte i parë, ku Kurti i paraqiti pikëpamjet e tij që janë ndryshe nga ato të mëparshmet, së paraqiti opsione të ndryshme nga ato që mund të diskutohen”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!