Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë ditë së sotme është takuar me ministrin e jashtëm të Spanjës, Josi Borel, takim ky gjatë së cilit ai theksoi vendosmërinë e shtetit të Spanjës për të mos e njohur Kosovën si shtet të pavarur, transmeton Reporteri.net
Për këto deklarata ai u falënderua nga presidenti serb i cili i shprehu mirënjohjen për mosnjohjen e Kosovës si dhe mbështetjen e vashdueshme të interesave të Serbisë nga ana e shtetit të Spanjës.
Ministri Borel gjatë këtij takimi tha se Spanja ishte kundër pavarësisë siç e quajti ai të njëanshme të Kosovës, sepse siç tha ai shkëputja është në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare, por që mbështet kërkimin për një zgjidhje kompromisi brenda kuadrit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
Gjatë takimit Vuçiq foli edhe për ngrirjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit duke shtuar se Prishtina me miratimin e platformës për dialog u ka dhënë fund negociatave për një zgjidhje të mundshme. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.