Këshilli i Specializantëve të Kosovës ka kërkuar sot takim me ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi pas vendimit të Qeverisë për pagesën e specializantëve me vetëfinancim.
Në një komunikatë për media thuhet se vendimi për sigurimin e subvencioneve për specializantët e kategorisë me vetëfinancim bie ndesh me pikën një të kërkesës së specializantëve dhe si i tillë nuk paraqet zgjidhje.
Sipas specializantëve, ministri Latifaj duhet t’i informojë se deri ku ka arritur procesi i realizimit të kërkesave të tyre, për të cilat më herët ishte premtuar se do të zgjidhen deri në fillim të janarit.
“Nëse nuk ka diçka konkrete në kuptim të realizimit të kërkesave tona atëherë nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të protestojmë për të drejtat tona. Vendimi përfundimtar do të merret më datën 21.01.2022 në mbledhjen e radhës të Këshillit të Specializantëve”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës sot miratoi vendimin për pagesën e 580 specializantëve me vetëfinancim/vullnetar, në vlerë 2.748.560 euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.