Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur dje në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë.
Kryetari i OVL UÇK, Hysni Gucati, ka thënë se në këto dosje ka emra të dëshmitarëve.
E një ditë më pas, në zyret e organizatës u panë hetues të Gjykatës Speciale, shkruan Reporteri.net.
Sipas gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net” i cili po qëndron në vendin e ngjarjes, ata hynë brenda zyreve dhe mbyllën dyert.
E më pas u panë edhe vetura të EULEX-it, në të cilat hynë zyrtarë të Speciales ose persona të autorizuar, të cilët për Reporterin konfirmuan se ‘vizita’ e tyre në OVL UÇK ishte pikërisht për dosjet të cilat mbajnë emrat e dëshmitarëve.
Deri më tani nuk dihet kush e solli pakon e djeshme, mirëpo brenda asaj pako kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.