Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dëshmitari i sotëm i mbrojtur me shifrën W04445, është dëshmitari i radhës i Prokurorisë dhe dëshmia e tij do të bëhet përmes një video-lidhjeje.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se sipas asaj çfarë ka ofruar Prokuroria në Gjykatë, dëshmitari në fjalë dhe të afërm të tij kanë qenë përkrahës të LDK-së.
“Në vitin 1998, anëtarët e UÇK-së rrëmbyen të afërmin e dëshmitarit, trupi i të cilit u gjet më vonë atë vit”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se “në të njëjtin vit, dëshmitari gjithashtu u ndalua dhe u keqtrajtua nga pjesëtarët e UÇK-së”.
Specialja gjithashtu sqaron se dëshmia e Bislim Zyrapit, që vazhdoi edhe dje, ende s’ka përfunduar dhe planifikohet të vazhdojë të hënën e 8 korrikut në orën 09:00.
Zyrapi vazhdon dëshminë javën e ardhshme, dëshmitari i sotëm me masa mbrojtëse
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.