×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja e akuzon Gucatin për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 21:58

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, dyshohet për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës. Kështu  ka bërë të ditur përmes një njoftimi Zyra e Prokurorit të Specializuar.


    Në njoftim thuhet se Gucati pas arrestimit është transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Akuzat ndaj tij janë të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, sipas njoftimit.

    ZPS-ja ka bërë të ditur se të dhënat për datën dhe orën e paraqitjes së tij do të bëhen të ditura ditët në vijim.

    Njoftimi i plotë:

    Pas arrestimit të tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 25 shtator 2-20, Hysni Gucati u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të procedurës , të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen  në nenin 15(2) të Ligjit nr 05.L-53 për Dhomate  Specializuara dhe ZYrën e Prokurorit të Specializuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!