×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja e mbajti “fshehur” për 2 muaj aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit, e publikoi pak ditë para takimit në Washington

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 16:50

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të cilën u njoftua sot, ishte dorëzuar para 2 muajsh nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë në Dhomat e Specializuara.


    Kështu thuhet edhe në komunikatën që publikoi emrat e dy të akuzuarve, në të cilën potencohej se ata akuzoheshin për rreth 100 vrasje duke përfshirë edhe vrasje politike, shkruan Reporteri.net.

    “Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhet në njoftim.

    Kjo komunikatë konfirmon se aktakuza ishte dorëzuar më 24 prill dhe ishte mbajtur e fshehur deri sot, ku presidenti Hashim Thaçi kishte planifikuar të nisej për në Washington për të rinisur dialogun.

    Sidoqoftë, aktakuza që është dorëzuar akoma nuk është e konfirmuar. Gjyqtari i procedurës paraprake ka kohë 6 muaj nga dita e dorëzimit që ta konfirmojë apo ta hedhë poshtë atë.

    Ndryshe, pas tri ditësh është planifikuar të mbahet takim i palës kosovare dhe asaj serbe në Shtëpinë e Bardhë nën ndërmjetësimin e emisarit të presidentit Donald Trump, Richard Grenell./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!