×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Specialja konfirmon për Reporteri bastisjet e zhvilluara në Prishtinë

    Reporteri
    07 Mars 2024 | 10:35

    Lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës me vendim të Dhomave të Specializuara për bastisje në shtëpinë e ish komandantit të shtabit të përgjithshëm, Sylejman Selimit, Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar zëdhënësin i Zyres së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett.

    I njëjti ka konfirmuar se Gjykata Speciale po kryen vazhdimisht operacione.

    “Gjykata Speciale po kryen operacione të vazhdueshme”, tha shkrutimisht Bennett për Reporteri.net.

    Bastiset shtëpia e Sylejman Selimit

    Gazeta Online Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, zëdhënësi Baki Kelani, por që i njëjti ende nuk është përgjigjur./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!