×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja sot konferencë për rastin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 8:06

    Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se sot do të mbahet një konferencë për të njoftuar lidhur me ecurinë e çështjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi që iu është konfirmuar aktakuza për krime të luftës.


    Kështu bëhet e ditur në kalendarin që e kanë publikuar në faqen zyrtare Dhomat e Specializuara.

    Kjo seancë do të fillojë në ora 11:00.

    “18/11/2020 – 11:00, Konferencë për ecurinë e çështjes në çështjen Prokurori k.Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit”, thuhet në njoftim.

    Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës e konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit më 26 tetor 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!