×
  • Lajme
  • Lajme

    Spiropali: Gratë, forcë transformuese në siguri dhe zhvillim

    Reporteri
    02 Qershor 2025 | 13:19

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori pjesë në Forumin e tretë Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në Prishtinë, ku theksoi rolin vendimtar të grave në ndërtimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në rajon.

    Ajo vlerësoi udhëheqjen e presidentes Vjosa Osmani dhe përkushtimin e Kosovës për përfshirjen e grave në procese vendimmarrëse, duke rikujtuar gjithashtu kontributin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

    Spiropali nënvizoi se përfshirja e grave nuk është opsionale, por themel për paqe të qëndrueshme. Ajo kujtoi kontributin e Shqipërisë në promovimin e Rezolutës 1325, duke theksuar investimet në edukim, pjesëmarrje politike dhe mbrojtje nga dhuna gjinore.

    “Kjo nuk është një kauzë vetëm për gratë, por për gjithë shoqërinë,” u shpreh Spiropali, duke theksuar se Shqipëria mbetet e përkushtuar në bashkëpunim me Kosovën dhe aleatët ndërkombëtarë për ndërtimin e një të ardhmeje me barazi dhe siguri për të gjithë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!