×
  • Lajme
  • Lajme

    Spitali i Gjilanit bëhet me sistemin digjital të teknologjisë më të re PACS

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 16:35

    Sistemi digjital i teknologjisë më të re PACS System tanimë është aktivizuar edhe në Radiologjinë e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ky sistem digjital bën ruajtjen dhe transferimin e të dhënave, pra imazheve dhe raporteve.

    Në njoftimin e bërë nga faqja zyrtare e Spitalit të Gjilanit, thuhet se PACS shpejton punën në dërgimin e të dhënave tek mjeku, duke mundësuar kështu më shpejt në arritjen e shpejt të diagnozës radiologjike.

    Njoftimi i plotë i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan:

    Në Radiologjinë e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan aktivizohet sistemi digjital i teknologjisë më të re PACS System (picture archiving and communication system), sistem i arkivimit dhe komunikimit të imazheve.

    PAKS është metodë digjitale e ruajtjes dhe transferit të të dhenave (imazheve dhe raporteve).

    Paksi funksionon në atë mënyrë që ekzaminimet e bëra në radiologji përcillen prej aparaturës deri te radiologo në kohë reale, pastaj imazhet e fituara ekzaminohen, vlerësohen dhe bëhet raporti i cili në mënyrë elektronike shkonë tek mjeku udhëzues.

    Ky sistem u mundësua nga kompania Medica, sistem i cili lehtësonë dhe shpejton punën në dergimin e të dhënave tek mjeku udhëzues, gjë që mundëson arritjen e shpejt të diagnozës radiologjike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!