×
  • Lajme
  • Lajme

    Spitali i Gjilanit kërkon që t’i lejohet rritja e orarit për dhënien e vaksinave

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 17:57

    Spitali Rajonal i Gjilanit ka bërë kërkesë që vaksinimi të rritet në mënyrë që të arrijnë me kohë për t’i vaksinuar qytetarët.


    Aktualisht ky spitali vaksinon deri në 1 mijë e 300 persona në ditë.

    Këtë e konfirmuar për Gazetën Insajderi, kryeshefi i Spitalit të Gjilanit, Ukshinë Ismajli, i cili tha se kërkesa është bërë tek komitet që vaksinimi të jetë 24 orë.

    “Ne si komitet për menaxhimin e emergjencës kemi kërkuar të shtohet vaksinimi dhe të merret përgjegjësia dhe obligimi përmes komunës që vaksinimi të jetë 24 orë, që me arrit me kohën për t’i vaksinuar qytetarët”, tha Ismajli për Insajderi.

    Në rast se kjo kërkesë aprovohet dhe rritet numri i vaksinimeve, Ismajli tha se janë në gjendje që mjekësia familjare por edhe mjekësia sekondare të u dal në ndihmë për të vaksinuar.

    Në këtë spital po trajtohet 144 persona, sipas Ismajlit situata është e menaxhueshme pasi ka shtretër të lirë dhe me barna esenciale janë të furnizuara mirë.

    Ndërsa, sa i përket mungesës se infermierëve, kryeshefi Ismajli tha se ka mungesë por që po ja dalin ta monitorojnë situatën fal angazhimit të madh të punëtorëve shëndetësor.

    Ismajli ka treguar se spitali i Gjilani ka bërë kërkesë në Ministria të Shëndetësisë por që ende nuk kanë të dhëna se sa është numri infermierëve që do tu bashkohet këtij spitali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!