Në një hapësirë prej tre hektarësh, me 6 mijë pemë të mbjella në oborr planifikohet të ndërtohet spitali i kryeqytetit në Hajvali, te Prishtina e Re, në fund të vitit 2023.
Sipas drejtorit të Shëndetësisë, Izet Sadiku, objekti do të jetë i lartë katër kate, me 3,600 metra katrorë me kapacitet 190 shtretër.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, planifikon që ndërtimin e spitalit ta bëjë gjatë mandatit të parë.
“Unë si kryetar jam i fokusuar 100% që spitali i kryeqytetit të jetësohet brenda këtij mandati. Ky është synimi im dhe këtë do ta bëjmë.”
Megjithatë, lokacioni final i ndërtimit nuk është vendosur. Si opsion po konsiderohet Hajvalia.
Rama prezanton planin, kështu pritet të duket Spitali i Prishtinës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.