×
  • Lajme
  • Lajme

    Spitali Amerikan që ka fond prej 320 milionëve, përfitoi nga Qeveria e Kosovës mbi 100 mijë euro në emër të pandemisë

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 18:21

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar listën e bizneseve që kanë përfituar më së shumti nga pakoja prej 60 milionë eurove, e shpërndarë në tetor të vitit 2020 për të ndihmuar bizneset që u dëmtuan nga pandemia e Coronavirusit.


    Në mesin kompanive fituese është edhe Spitali Amerikan. Sipas listës së shpërndarë nga ministri Murati del se ky Spital ka përfituar 109 mijë e 993 euro e 67 cent.

    Ky spital është themeluar fillimisht në Shqipëri në vitin 2006 e më pas është shtrirë edhe në Kosovë.

    Njihet si Spitali që me çmimet më të shtrenjta në vend.

    Në web-faqen e këtij Spitali tregohet se kush janë themeluesit e tij. Southeast Europe Equity Fund II (SEEF II), fondi i investimeve që zotëron Spitalin Amerikan, është themeluar në Mars 2006 si rezultat i financimit të përbashkët prej 200 milionë dollarësh të investitorëve institucionale nga Europa dhe SHBA, Agjencia e Investimeve të Qeverisë Amerikane OPIC (Overseas Private Investment Corporation) si edhe EBRD (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim).

    Po ashtu sipas informacioneve të publikuara në ëebin zyrtar të tij, thuhet se Fondi SEEF II (sot 320 milionë dollarë) menaxhohet nga SEAF Small Enterprise Assistance Funds, një grup i menaxhimit të investimeve që ofron kapital rritjeje dhe asistencë biznesi për shumë partnerë në gjithë botën dhe kryesisht në Afrikë, Azi, Evropë Qendrore e Lindore dhe Amerikën Latine.

    Fondi SEEF II i menaxhuar nga SEAF synon kryesisht investimet në shëndetësi, telekomunikacion, media dhe shërbime financiare duke u fokusuar në zhvillim të biznesit, rritje, ristrukturim si edhe privatizim dhe zotëron investime në Evropën Juglindore, kryesisht në Shqipëri, Bullgari, Rumani, Turqi, Serbi, Kroaci

    Kujtojmë se ish-qeveria Hoti, ka shpërndarë 60 milionë euro për 50 biznese, ndonëse shumica prej tyre kishin operuar edhe gjatë kohës së pandemisë.

    E ministri Murati e ka zbuluar se cilët janë përfituesit më të mëdhenj. Me këta rast ai ka thënë:

    “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë në tetor të vitit 2020”, ka shkruar Murati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!