×
  • Lajme
  • Lajme

    Spiuni i Serbisë bëhet deputet në Kosovë, alarmohet shteti

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 21:07

    Kishte punuar në zyrën e presidentit si këshilltar i Hashim Thaçit për tri vite. Por, Branisllav Nikoliq ishte shkarkuar në qershor nga kreu i shtetit pasi raportimit të T7, pasi dyshohej se kishte qenë pjesë e shërbimit të Inteligjencës së Serbisë, BIA.


    Pavarësisht kësaj Nikoliq do të rikthehet prapë të punoj në të njëjtin objekt në Prishtinë, por një pozitë tjetër.

    Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, shihet se Nikoliq është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe. Nikoliq ka arritur të marrë 14 mijë e 467 vota.

    Sidoqoftë, njohësit e fushës së sigurisë thonë se futja në Kuvend e Branisllav Nikoliqit është problematike për shtetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!