×
  • Lajme
  • Lajme

    Sqaron Presidenca: Kurti e kishte konfirmuar takimin, e anuloi pak minuta para orës 13:00

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 13:32

    Pas anulimit të takimit nga Kryeministri i Kosovës me Hashim Thaçin, ka reaguar Zyra e Presidentit të vendit.


    Në njoftim thuhet se Kurti kishte konfirmuar takimin, por në minutat e fundit ka anuluar atë.

    “Zyra e Presidentit në një përgjigje për media ka sqaruar se edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes, e kishte konfirmuar takimin e sotëm me presidentin Thaçi në orën 13:00. Ky takim, sipas Zyrës së Presidentit, është anuluar pak minuta para orës 13:00.
    “Po, sot ka qenë i konfirmuar edhe takimi me kryeministrin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes. Ky takim është anuluar vetëm pak minuta para orës 13:00”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit”, thuhet në njoftim.

    Kujtojmë që Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim liderët e partive të ndryshme.

    Së pari u takua me liderin e LDK-së, Isa Mustafën, pastaj me atë të PDK-së Kadri Veselin, por pas këtij të fundit në agjendën e Thaçit ka qenë të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

    Por Kryeministri ka refuzuar një gjë të tillë duke i dhënë dy arsyetime, se së pari sot duhet të dëgjohet Vasfija e së dyti tha se nuk ka interes ta takoj Presidentin aktual.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!