×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    S’respektuan rregullat në trafik, policia ua mori lejën 12 shoferëve në Ferizaj

    Reporteri
    23 Dhjetor 2024 | 15:07

    Policia rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të aksidenteve në komunikacionin rrugor.

    Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 16-22/12/2024 ka shqiptuar 902 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 12 patentëshoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor.

    Po ashtu është bërë e ditur se gjatë kësaj kohe janë raportuar 38 aksidente, prej tyre 13 me lëndime, 14 me persona të lënduar dhe 15 me dëme materiale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!