Lista Srpska ka deklaruar sot se, si parti politike e zgjedhur nga populli serb në Kosovë, kërkon shkarkimin e menjëhershëm të bashkëpunëtorit të kryeministrit Albin Kurti, Nenad Rashiq, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, nga funksioni i drejtorit te Zyrës për komunitete.
Srpska pohon, nëpërmjet një komunikate, që “me shkarkimin e Nenad Rashiqit, Kurti ka mundësi që në praktikë të demonstrojë luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, ndaj njerëzve të cilët i ka emëruar ekskluzivisht, siç besojmë ne, thellësisht për inat ndaj popullit serb dhe Listës Srpska”.
Lista deklaron se ngritja e aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale, lidhur me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, kërkon reagim të shpejtë të institucioneve përkatëse, e veçanërisht kërkon nga kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, i cili në porositë e veta politike shumë herë ka deklaruar se kurrë nuk do të lejojë që në kabinetin e tij të ketë njerëz që dyshohen për korrupsion, dhe qe të tillët kurrë nuk do t’i emërojë në çfarëdo pozite.
Lista Serbe përkujton që ka votuar për rrëzimin e qeverisë së Kurtit, pikërisht për shkak se, siç ka thënë, qeveria e tij nuk ka treguar respekt ndaj popullit serb, përkatësisht ndaj përfaqësuesve legjitim te popullit serb, te cilët populli serbe i ka zgjedhur ne zgjedhje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.