×
  • Lajme
  • Lajme

    Stabilizohet gjendja shëndetësore e nënës së Thaçit, familja del me njoftim

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 10:48

    Familja e ish-presidentit Thaçi e ka falënderuar ekipin e mjekëve dhe tërë personelin shëndetësor të QKUK-së për kujdesin e treguar për nënën e tyre, Hyrë Thaçi, e cila po vazhdon të përballet me virusin SARS-CoV-2 në Klinikën Infektive.


    Po ashtu, familja e ish-presidentit i ka falënderuar edhe të gjithë familjarët dhe qytetarët që gjatë këtyre ditëve janë interesuar për shëndetin e saj, duke njoftuar se gjendja e nënës së tyre është stabile dhe po përmirësohet gjithnjë e më shumë.

    “Pas interesimit tuaj të madh për shëndetin e nënës sonë, Hyrë Krasniqi-Thaçi, e cila po vazhdon të përballet me virusin SARS-CoV-2 në Klinikën Infektive të QKUK-së, ju njoftojmë se gjendja e saj është stabile dhe po përmirësohet gjithnjë e më shumë.

    Në emër të familjes Thaçi shprehim falënderim për ekipin e mjekëve dhe tërë personelin shëndetësor për kujdesin e treguar.

    Po ashtu, shprehim falënderim për të gjithë ju që gjatë këtyre ditëve jeni interesuar për shëndetin e saj.

    Me besim të plotë në profesionalizmin dhe përvojën e mjekëve dhe personelit të QKUK-së, e presim shërimin e nënës nga infektimi me Covid-19.

    Nënës sonë dhe gjithë pacientëve tjerë ju urojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë në gjirin e familjeve të tyre”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Familja Thaçi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!