×
  • Lajme
  • Lajme

    Stacioni i Autobusëve në Viti jashtë funksionit, opozita s’do që ai të menaxhohet nga Gjilani

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 21:50

    Vitia e ka një stacion të autobusëve. Megjithatë, të paktë janë udhëtarët që presin aty.


    Objekti nuk është funksionalizuar, megjithëse Komuna kishte investuar në ndërtimin e tij dhe nuk menaxhon me të.

    Kompanitë që merren me transportin e udhëtarëve ankohen se mosfunksionalizimi i objektit po sjell telashe për udhëtarët.

    Nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, deklaron se ata nuk kanë kapacitete që të themelojnë ndërmarrje lokale që merret me organizimin e transportit dhe menaxhimin e aseteve, raporton KOHA.

    Sipas tij, ndërmarrja “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan ka kapacitet në këtë fushë të transportit, por propozimi i tyre nuk po përkrahet nga opozita, e cila është shumica në Kuvendin Komunal të Vitisë sa u përket numrave.

    Ndërkaq, opozita në Viti, e përbërë nga PDK-ja, Vetëvendosje dhe AAK-ja, ka deklaruar se nuk ka përkrahur propozimin e qeverisjes komunale, ngase nuk duan që me asetet publike të Vitisë të menaxhojë një komunë tjetër.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!