×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano: Kurti dhe Vuçiq do të takohen kur të ketë vullnet dhe agjendë

    Reporteri
    08 Janar 2024 | 14:48

    Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se takimi i ardhshëm në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë në çdo kohë kur ka vullnet dhe kur ka një agjendë për të.

    “Ne asnjëherë nuk spekulojmë për asnjë takim të radhës. Siç e thash puna në dialog është duke u zhvilluar dhe puna rreth dialogut vazhdon çdo ditë në nivele të ndryshme. Nëse do të ketë takim të nivelit të lartë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë ne gjithmonë do ta bëjmë publike disa ditë më herët. Teorikisht takimi është i mundshëm në çdo kohë kur ka vullnet për t’u takuar dhe kur ka një agjendë për të”, tha Stano.

    Zëdhënësi i BE-së, në konferencë për media ka thënë se kur të ketë hapa të mjaftueshëm pozitiv atëherë do të hiqen edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, derisa shtoi se çdo ditë po përcjellin situatën nga afër.

    Stano theksoi se po punohet me partnerët për ndihmuar në marrjen e hapave të nevojshëm për deeskalim.

    “Sa i përket masave, natyrisht se ne po e përcjellim situatën çdo ditë nga afër. Ne kemi njerëz në terren dhe i kemi dedikuar përpjekjet dhe vëmendjen tonë për të parë se çfarë po ndodh. Ne gjithashtu po punojmë me partnerët për t’i ndihmuar për të ndërmarrë hapa të nevojshëm për të deeskaluar dhe për t’u përballur me problemet që kanë kontribuuar në krizat e fundit dhe kur hapa të mjaftueshëm poizitiv të jenë ndërmarr atëherë BE-ja do të rivlerësojë masat e marra ndaj Kosovës dhe heqjen e mundshme të tyre”, tha Stano.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!