×
  • Lajme
  • Lajme

    Statistika interesante në Kosovë: Sa veta shkuan në kinema e sa në biblioteka

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 16:36

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar ditë më parë një raport me titull “Statistikat e Kulturës” në të cilin tregohen të dhëna të sakta se cka vizituan më se shumti qytetarët e Kosovës për vitin 2018, shkruan Reporteri.net.


    Ky publikim ofron të dhëna statistikore lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.

    Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në:

    Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishin 178 shfaqje teatrale dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 557; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fëmijëve Dodona ishte 127 shfaqje teatrale dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 551; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 55 teatrale dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 11 176.

    Në Galeritë e Arteve, numri i ekspozitave të realizuara ishte 43, ndërsa numri i vizitorëve ishte 16 653.

    Në Kinemanë ABC, numri i filmave të shfaqur ishte 62, prej tyre 3 filma vendorë dhe 59 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 9 110.

    Në kinemanë CINEPLEXX, numri i filmave të shfaqur ishte 167, prej tyre 4 filma vendorë dhe 163 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 335 385.

    Në kinemanë DOKU-KINO DHE DOKUFEST, numri i filmave të shfaqur ishte 330, prej tyre 24 filma vendorë dhe 306 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 45 000.

    Në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, numri i filmave të shfaqur ishte 148, prej tyre 11 filma vendorë dhe 137 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 3 097.

    Fondi i librave në biblioteka ishte 1 775 435, ndërsa numri i lexuesve ishte 156 535.

    Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 81, ndërsa numri i vizitorëve ishte 101 994. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!