Incidentet nëpër shkolla janë shpeshtuar viteve të fundit. Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar 49 incidente nëpër shkollat e Prishtinës. Të përfshirë ka edhe arsimtarë.
Shqetësues është fakti që shumica e këtyre incidenteve, janë nëpër shkolla fillore.
Sipas statistikave që Policia e Kosovës i ka dërguar gazetares së gazetës online Reporteri.net, Leonora Kolukaj, 33 incidente janë të raportuara në shkollat fillore, e 16 në ato të mesme.
Sipas Policisë, natyra e këtyre incidenteve janë lëndim i lehtë trupor, kanosje, ngacmim seksual, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, vjedhje, sulm, dëmtim apo asgjësim i pasurisë, armëmbajtje pa leje, person i zhdukur/gjetur.
Brenda këtyre muajve janë arrestuar 20 nxënës, janë sekuestruar pesë thika e një shufër metalike.
Lidhur me këto incidente, në mbajtje janë dërguar gjashtë nxënës.
Këto raste nuk lidhen direkt vetëm me nxënës. Ato janë të raportuara si incidente nëpër shkolla, ku ka të përfshirë arsimtarë dhe nxënës./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.