×
  • Lajme
  • Lajme

    Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë e demantojnë Kurtin për numrin e të vaksinuarve, vetëm 47% të kosovarëve janë imunizuar plotësisht

    Reporteri
    30 Nëntor 2021 | 16:28

    Për t’u vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë, tashmë është bërë mjaft e lehtë. Qeveria e Kosovës u ka dhënë mundësi të ndryshme qytetarëve të saj që të marrin vaksinën anti-COVID. Ndër to është edhe mundësia për tu vaksinuar kudo, pa termin, pavarësisht vendbanimit a shtetësisë.

    Pavarësisht kësaj, kosovarët nuk po duken fort të interesuar për tu mbrojtur nga koronavirusi. Numri i qytetarëve të interesuar për tu vaksinuar ka rënë gjatë këtyre ditëve. Gjatë javëve të fundit, numri i të vaksinuarve në baza ditore është nën 2 mijë persona.

    Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se deri tani janë administruar 1 milion e 612 mijë vaksina. Sipas tij, më një dozë janë vaksinuar rreth 65%, ndërsa me dy doza janë vaksinuar 57% e të rriturve të moshës mbi 16-vjeç, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, këtë shifra nuk përkojnë me ato të publikuara nga faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Sipas statistikave të publikuara në ueb-faqen e MSH-së, me dozën e parë janë vaksinuar 53% e popullsisë, ndërsa me të dytën 47%.

    Rrjedhimisht, “huqja” e Kurtit për dozën e parë në shifra është 10%, teksa për të dytën 12%, shkruan Reporteri.net.

    Në maj të këtij viti, Kurti kishte deklaruar se nën qeverisjen e tij, deri në fund të vitit do të vaksinohen 60% e popullsisë.

    “Unë jam i bindur që këtë vit do të arrijmë të vaksinojmë 60% të popullsisë”, kishte thënë kreu i Ekzekutivit.

    Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 28 mars, kur në vend mbërritën dozat e para. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!