Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës ka folur për mënyrën se si do ta organizojë kjo parti fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Ai në Politiko të Kanal 10, ka thënë se PDK e ka të rëndësishëm shëndetin e qytetarëve dhe duhet të respektohen rregullat e pandemisë.
Stavileci ka folur për zhvillimin e fushatës digjitale, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.
“Edhe ne kemi qenë të përgatitur për një lloj fushate të tillë. Nuk është risi se edhe në fushatat e kaluara për shkak të zhvillimeve teknologjike dhe formave të reja të komunikimit jemi mësuar dhe adaptuar në këtë lloj komunikimi dhe nuk e konsiderojmë si pengesë të madhe”, tha ai.
Gjithashtu, Stavileci tha se edhe gjatë takimeve fizike me qytetarët do t’i respektojnë masat në mënyrë rigoroze.
“Gjatë gjithë kohës edhe në takimin që e kemi pasur para pak ditësh me kandidatët për kryetar, kryetari Memli Krasniqi dhe të gjithë të tjerët kemi përsëritur se duhet të kemi respektim maksimal të të gjitha rregullave. Edhe çështja e numrit të personave, kufizimi i numrit, pra ne maksimalisht do ta respektojmë çdo pikë të udhëzimeve”, tha Stavileci./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.