Drejtori i Përgjithshëm i PDK-së, Blerand Stavileci, ka thënë se në këtë kohë pandemie, Qeveria e Kosovës është vonuar shumë me masat për të ndihmuar punonjësit e sektorit privat dhe bizneset dhe kjo sipas tij do të dëmtoj ekonominë e vendit.
“Një Kryeministër i përgjegjshëm do të duhej të dilte çdo ditë në terren, në çdo komunë dhe në çdo cep të Kosovës, për të qenë afër punëtorëve e prodhuesve, e ministrat e tij të dilnin çdo ditë për të prezantuar masa për secilën kategori. Ata jo që nuk po tregojnë pjekuri shtetërore e profesionalizëm pragmatik, por edhe e kanë humbur ndjesinë njerëzore – së cilës aq shumë i referoheshin deri para 50 ditësh, e të cilën e përbuzën kaq shumë për vetëm 1 muaj në këtë kohë pandemie”, vlerëson Stavileci përmes një analize që e ka publikuar në faqen e tij në Facebook.
Stavileci ka krahasuar të dhënat e vendeve të rajonit ku Kosova del se është e renditur e fundit lidhur me masat në ekonomi në kohën e pandemisë.
Deklarata e plotë e Blerand Stavilecit:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.