×
  • Lajme
  • Lajme

    Stërmbushet Klinika Infektive, 6 të infektuar me Coronavirus ndodhen në gjendje kritike

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 9:29

    Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot janë të shtrirë 111 raste me COVID-19 pozitivë.


    Në raportin ditor të Infektives, theksohet se 66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.

    Theksohet se në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë më CPAP.

    Në klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 22 raste me COOVID-19 pozitivë të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!