Komanda Rajonale në perëndim e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO ka përfunduar sot stërvitjen “Platinum Sabre 2024” në afërsi të aeroportit të Gjakovës.
Në stërvitje kanë marrë pjesë disa njësi të KFOR’it, duke përfshirë Batalionin Rezervë Operacional të Turqisë, Batalionin e Aviacionit dhe Batalionin e Vëzhgimit dhe Zbulimit të Inteligjencës.
Gjatë kësaj stërvitje u kryen aktivitete të ndryshme të përbashkëta, duke përfshirë kordonin dhe kërkimin, procedurat e evakuimit mjekësor dhe menaxhimin e hapësirës ajrore.
“Përfundimi i stërvitjes “Platinum Sabre 2024” paraqet një arritje të rëndësishme në përpjekjet tona të qëndrueshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të shkëlqyer të treguar nga të gjithë pjesëmarrësit”, tha komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.