×
  • Lajme
  • Lajme

    Stoltenberg arrin në Serbi, ministri i Mbrojtjes e pret në aeroport

    Reporteri
    20 Nëntor 2023 | 21:49

    Pas Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shkruar në Serbi për vizitë.

    Ai sonte është pritur nga ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, shkruan Tanjug.

    Stoltenberg në Kosovë u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, gjatë konferencës për media në Prishtinë, tha se po zhvillohen diskutime mbi mundësinë e një rritjeje të përhershme të kontingjentit ushtarak të aleancës në Kosovë.

    Kjo vjen pas incidenteve të dhunshme që u regjistruan në muajin shtator në veri, ku mbeti i vdekur një polic i Kosovës.

    “Jemi në proces të vlerësimit të nevojës për një prezencë më të qëndrueshme të forcave tona, për të parandaluar çdo situatë që mund të sfugurojë nga kontrolli dhe të çojë në përshkallëzim të dhunës në Kosovë ose në rajonin më të gjerë. Ne jemi të përgatitur të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme. Momentalisht, janë duke u bërë rishikime të dispozitave që rregullojnë praninë tonë në terren,” deklaroi Stoltenberg, duke shtuar se NATO reagoi menjëherë pas incidentit në Banjskë, duke mobilizuar njësitë e rezervës për të forcuar praninë ushtarake atje.

     

    Kurti ia tregon Stoltenbergut gjetjet e hetimeve mbi terrorin në Banjskë: Ky vit ishte vit i sulmeve të dhunshme ndaj institucioneve të rendit dhe ligjit

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!