Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.
Ndërsa, Presidenti Begaj tha se angazhimi i Shqipërisë në NATO do të vijojë të rritet, dhe theksoi se anëtarësimi i Kosovës në aleancë është i domosdoshëm.
“U bë më shumë se një vit që jemi dëshmitarë të një lufte nga agresioni i provokuar i Rusisë. NATO ka demonstruar kohezion, solidaritet. Në këtë kohë sfidash për sigurinë euroatlantike është kryesor përditësimin e planit të mbrojtjes. Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës janë të mirëpritura,. Ne do të jemi për ruajtjen e kohezionit ndërkombëtar për Ukrainën”, u shpreh ai.
Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO do të vazhdojë të lehtësojë dialogun dhe se aktualisht ekziston një mundësi që mund të jetë historike për rajonin.
“Ka një prani të konsiderueshme të NATO-s në Kosovë dhe kjo ka rezultuar e rëndësishme. Ne vlerësojmë edhe diskutimet kohët e fundit në BE. NATO do të vazhdojë të lehtësojë dialogun. Tani kemi mundësi historike që mund të jetë me rëndësi për rajonin dhe është e rëndësishme që palët të tregojnë interes për kompromis”, u shpreh shefi i NATO-s. /Reporteri.net/