Reshjet e dëborës pritet të vazhdojnë përgjatë orëve të mëngjesit të ditës së enjte, lokalisht deri orëve të pasdites. Në perëndim të vendit mund të ketë dhe intervale të shkurta me diell.
Mbetet ftohtë me erëra mesatarisht të fuqishme veriore e verilindore 6-12m/s. Temperaturat minimale zbresin në -1C e 1C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 4C në pjesë të vendit, njofton Prishtinw Weather.
Mundësi për reshje të dobëta dëbore shfaqen të premtën orëve të mbrëmjes. Nga dita e shtunë po parashihen më shumë intervale me diell.
Të dielen e thënën do të ketë vransira kalimtare, pa përjashtuar mundësi për ndonjë fjollë bore orëve të mbrëmjes të hënën. Temperaturat minimale zbresin në -5C e -6C. Maksimalet pas një rënie në 0C ditën e shtunë, shënojnë rritje deri në 4C ditën e hënë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.