×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentët aksion para Qeverisë: Vendosin flamuj të Amerikës dhe i bëjnë thirrje Kurtit të mos prish raportet me SHBA-të

    Reporteri
    11 Mars 2020 | 7:10

    Studentët e universitetit të Prishtinës, para qeverisë së Kosovës, kanë mbajtur aksion simbolik lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Bekim Ibishi, student, është shprehur se me anë të këtij aksioni i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës që të mos i cenojë marrëdhëniet me ShBA-në.

    Ai u shpreh se studentët janë të shqetësuar me deklarimet gjatë ditës së mërkurë të zyrtarëve amerikanë për tërheqje të trupave dhe saksioneve ndaj shtetit të Kosovës.

    Ibishi u shpreh po ashtu se nuk janë pjesë e ndonjë partie opozitare apo partie tjetër, por kanë dalë për të protestuar si studentë në mënyrë që të mos cenohet e ardhmja e vendit dhe e qytetarëve tanë.

    Studentët në rrethojat e objektit të Qeverisë kanë vendosur flamuj amerikanë.

    https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/288404135474360/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!