Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të lirojë nga pagesa e semestrit studentët të cilët janë më tepër se një fëmijë në familje.
Në një postim në Facebook nga UP-ja janë bërë të ditur edhe kushtet të cilat duhet të plotësohen, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në njoftim po ashtu theksohet se aplikimi nis nga sot dhe do të jetë i hapur deri më 20 janar.
“Familjet kosovare që kanë më tepër se një student në UP do të paguajnë vetëm për njërin prej tyre, me kusht që të plotësohen kushtet e përshkruara në vendimin, të cilin e gjeni duke klikuar KËTU. Aplikimi për lirim nga pagesa e semestrave nis nga sot, më 5 janar 2022 dhe do të jetë i hapur për 15 ditë kalendarike, respektivisht deri më 20 janar 2022 në orën 15:30”, thuhet në njoftim.
Aplikimin mund ta gjeni KËTU.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.