Sot do të dorëzohet një kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit.
Anëtarët, njëherit deputetët e Komisionit Hetimor për tekstet shkollorë do të dorëzojnë kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale nga ora 11:30.
“Të nderuar, sot ne ora 11.30 Komisioni Hetimor në përbërje Shemsedin Dreshaj – kryetar , Ardian Kastrati nënkryetar dhe anëtarët Bekim Haxhiu, Vlora Dumoshi dhe Agim Veliu dorëzojnë lëndën për Nagavcin në Prokurorinë Speciale. Ftoheni të dërgoni një ekipe.
Vendtakimi: Para hyrjes së Prokurorisë Speciale, ora 11.30”, kanë bërë të ditur ata për Periskopin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.