×
  • Lajme
  • Lajme / Njohja e 119-të

    Sudani e njeh pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    12 Prill 2025 | 18:59

    Republika e Sudanit  e ka njohur Republikën e Kosovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani gjatë takimit me kryediplomatin e këtij shteti në kuadër të Forumit Diplomatik në Turqi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Ishte një nder dhe kënaqësi ta takoj ministrin e punëve të jashtme të Sudanit. Ky është takimi jonë i parë ku ai më informoi për instruksionin e presidentit të Sudanit, për të njohur Republikën e Kosovës dhe të vendosim marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve tona. Nuk po mund të gjej fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës. Një popull aq falënderues për këtë njohje. Sepse nuk është vetëm njohje e pavarësisë sonë, por është po ashtu njohje për luftën tonë të gjatë që të jemi të lirë të jemi të pavarur e sovran. Në emër të popullit të Kosovës, faleminderit nga thellësia e zemrës.  Në të njëjtën kohë dua të ju siguroj se mund të llogarisni në republikën tonë si aleat dhe partner i Sudanit. Mezi presim të punojmë me ju dhe të zgjerojmë marrëdhëniet me republikave dhe popujve tanë”, tha Osmani në fjalën e saj.

    Sudani është bërë kështu shteti i 119-të që e njeh Kosovën shtet.

    Javë më parë Kenia – shtet tjetër afrikan e ka njohur  po ashtu pavarësinë e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!