×
  • Lajme
  • Lajme

    Suedia e pranon: Një oficer i rremë ushtarak shërbeu në Kosovë, po hetohet nga NATO

    Reporteri
    15 Janar 2020 | 14:12

    Një skandal ka shpërthyer në Ushtrinë Suedeze, ku është zbuluar se një oficer i rremë,  kishte shërbyer përbrenda njësive të kësaj ushtrie.


    Forcat e Armatosura Suedeze kanë pranuar se kishin dërguar një oficer të rremë, karriera ushtarake e të cilit tani është duke u hetuar në NATO.

    Zyrtari i rremë ushtarak thuhet se kishte shërbyer edhe në Kosovë, transmeton Reporteri.net.

    Suedezi, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, pretendohet se kishte gënjyer se ka mbaruar shkollën ushtarake në vitin 1999, gjë që në fakt nuk kishte ndodhur. Ai falsifikoi diplomën duke përdorur firmën e një gjenerali joekzistent.

    “Sigurisht, kjo që ka ndodhur nuk është e mirë. Ne duhet të dërgojmë oficerët e duhur në këto pozicione dhe të sigurohemi që kemi njohuritë e duhura brenda stafit”, tha një hetues ushtarak.

    Oficeri i rremë thuhet se shërbeu si kapiten në Kosovë dhe gjithashtu major në Afganistan, ku ai ishte përgjegjës për sigurinë e informacionit. Ai pretendonte se kishte arsimim special për këtë, gjë të cilën nuk e zotëronte, shkruan Sputnik.

    Ai u caktua në NATO në vitin 2013. Mashtrimi nuk u zbulua deri në vitin 2018, dhe u zbulua nga Rojet Bregdetare, ku oficeri i rremë mbante një pozitë të lartë dhe kishte qasje në informacione konfidenciale.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!