Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, nënshkroi të martën në mëngjes një aplikim që deklaronte se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO, raporton CNN.
Lëvizja shënon një hap zyrtar nga Stokholmi drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA-ja, duke u dhënë fund dekadave të neutralitetit ushtarak.
“Duket sikur kemi arritur në një përfundim që është më i miri për Suedinë. Nuk e dimë sa kohë do të zgjasë, por llogarisim se mund të zgjasë deri në një vit”, tha Linde.
Aplikimi i Suedisë do të dorëzohet bashkë me atë të Finlandës brenda javës e më pas do të përpunohet nga NATO-ja.
Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, tha të hënën se vendi duhet t’i bashkohet NATO-s së bashku me Finlandën fqinje për “të garantuar sigurinë e popullit suedez”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.