×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryemyftiu Rexhepi që u martua me një vajzë 50 vjeçare më të re thotë se nuk e ka merituar të shkarkohet

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 23:07

    Ish-kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Sulejman Rexhepi, në një intervistë për TV21 ka folur për gjendjen dhe zgjedhjet në BFI.


    Ai tha se nuk e ka merituar të shkarkohet në mënyrën që u shkarkua, duke shtuar se personat që e shkarkuan tani nuk i flasin dhe krenohen me punët e tij.

    Në lidhje me kandidatët për reis të BFI-së, Rexhepi tha se ata kanë lidhje të dyshimta.

    Ish-reisi gjithashtu tha se nuk ka lejuar asnjëherë ndërhyrje të subjekteve politike në BFI.

    Ai u shkarkua me 27 maj, me dy të tretat e votave të riasetit të BFI-së.

    Në deklaratën e lexuar nga myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu, thuhet se Rexhepi u shkarkua nga detyra për shkak të shkeljes së Kushtetutës së BFI-së, respektivisht nenit 36.

    Në këtë nen, veç tjerash, thuhet se kryetari i BFI-së shkarkohet kur “nuk i kryen obligimet për të cilat është zgjedhur, kur qëndrimi dhe puna e tij janë në kundërshtim me normat islame dhe aktet normative të BFI-së, kur punon kundër dispozitave dhe vendimeve të organeve kompetente të BFI-së, kur keqpërdor pozitën në dëm të interesave të BFI-së”.

    Vendimi për shkarkimin e Rexhepit vjen pas një sërë veprimesh nga ai, që kanë nxitur reagime në opinionin e gjerë, përfshirë edhe për aktin personal të martesës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!