×
  • Lajme
  • Lajme / Fb

    Sulltani i Bruneit i ndan Osmanit Urdhrin e Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titullin e nderit “Datin Laila Utama”

    Reporteri
    07 Maj 2025 | 9:12

    Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se nga Sulltani i Bruneit i është ndarë Urdhri i Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”.

    Osmani ka thënë se ky është një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj, prandaj e konsideron si një nderim për popullin e Kosovës dhe një dëshmi e miqësisë që po forcojmë me shtetin dhe popullin e Bruneit, shkruan Reporteri.net.

    “Mirënjohje të thellë për këtë nderim e respekt! 🇽🇰🇧🇳”, ka shkruar Osmani./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!