Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, është njoftuar nga Klinika e Pulmologjisë, se dje derisa po ofronin kujdesin shëndetësorë për pacientët, rreth orës 16:00, në vendin e tyre të punës, nga ana e një familjari, janë sulmuar fizikisht, mjeku, G.H dhe infermierja, T.N.
“ShSKUK dënon ashpër sulmin ndaj stafi shëndetësorë, i cili ishte duke trajtuar rastet me Covid-19, në Klinikën e Pulmologjisë, duke kërkuar nga organet kompetente që sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e tyre, transmeton Gazeta Express.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, me anë të raportit 24-orësh është njoftuar se mjeku dhe infermierja, pas sulmit, kanë pranuar edhe trajtim mjekësor.
“QKUK, Prishtinë 17.04.2021-16:00. Raportohet se një i dyshuar mashkull kosovar në njërën klinikë, pasi që i njëjti si pasoj e një rasti që kishte pasur, i kishte penguar dhe sulmuar një femër dhe një mashkull kosovar staf mjekësor . Viktimat nuk kanë marre tretman mjekësor .Pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.