×
  • Lajme
  • Lajme / Kryeministri dënon sulmin iranian

    Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Kurti: Ky veprim i paprecedentë përbën rrezik të madh për destabilizimin e rajonit

    Reporteri
    14 Prill 2024 | 10:31

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit, shkruan Reporteri.net.

    Kreu i Qeverisë ka thënë se ky veprim i paprecedentë i Iranit përbën rrezik të madh për destabilizimin e tërë rajonit.

    Kryeministri Kurti ka thënë se tani bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme.

    “E dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky veprim i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e tërë rajonit. Tash, më shumë se kurrë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

    Për sulmin e Iranit ndaj Izraelit ka reagur sot edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të cilët i kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ndjekin dhe zbatojnë udhëzimet e sigurisë.

    Në komunikatën e lëshuar për media ata kanë lënë edhe numra kontakti në rast të ndonjë nevoje të qytetarëve./Reporteri.net/

    MPJD: Qytetarët e Kosovës në Izrael të ndjekin dhe zbatojnë udhëzimet e sigurisë

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!