×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Sulmi me 10 viktima në Graz të Austrisë, në mesin e të vrarëve edhe një 15-vjeçare nga Kosova

    Reporteri
    10 Qershor 2025 | 16:30

    Nga një sulm në shkollën e mesme “BORG Dreierschützengasse” në Graz të Austrisë kanë mbetur të vdekur 10 persona dhe 12 të tjerë janë plagosur.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se në mesin e viktimave, është edhe një vajzë 15-vjeçare me prejardhje nga Kosova.

    Siç mëson mediumi, 15-vjeçarja është nga Vitia.

    Sipas raportimeve gjatë ditës nga mediat atje, sulmuesi dyshohet të ketë qenë një nxënës i kësaj shkolle, i cili më parë kishte pretenduar se ishte viktimë e ngacmimeve në shkollë.

    Oficerët e policisë lokale në Graz konfirmuan se autori i krimit ishte një austriak 21-vjeçar.

    Në konferencën e mbajtur për media nga policia, u konfirmui se 21-vjeçari nuk njihej nga policia para sulmit të sotëm.

    Sipas informacionit të tyre aktual, policia tha se ai zotëronte ligjërisht dy armët e zjarrit të përdorura në sulm dhe gjithashtu kishte një leje për armëmbajtje.

    Sulmuesi kishte qëlluar në dy klasa dhe më pas është gjetur i vdekur në një nga tualetet, gjë që është konfirmuar edhe zyrtarisht nga kryetarja e bashkisë, Elke Kahr.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!