Drejtori i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri, ka reaguar për sulmin me armë zjarri në drejtim të veturës së gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net” Shkumbin Kajtazi.
Panduri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sulmet fizike dhe kërcënimet janë bërë të shpeshta ndaj gazetarëve të Kosovës.
Ai kërkon nga institucionet që të veprojnë.
“Sulmet fizike dhe kërcënimet janë bërë të shpeshta ndaj gazetarëve të Kosovës. Institucionet duhet të veprojnë! Shkumbin B. Kajtazi të gjithë jemi me ty!”, ka shkruar Panduri në Facebook.
https://www.facebook.com/ermalpanduri/posts/10221548087185058
Kujtojmë se mbrëmjen e së shtunës, vetura e gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net”, Shkumbin Kajtazi, u bë cak i një sulmi me armë zjarri. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.