Analisti dhe Drejtori i Këshillit të Mediave të Shkruara, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, gjatë një proteste në Prizren.
Mushkolaj tha se ky sulm ndaj Krasniqit buroi nga komentet dhe linçimet në rrjete sociale, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ai i ka bërë thirrje prokurorisë që të merret me rastin në fjalë por edhe me të tjerët që nxisin urrejtje online.
“Dhuna verbale nga rrjetet sociale kalon në dhunë fizike. Me ata që sulmuan gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramanin, në protestën antiDokuFest në Prizren, sa më shpejt duhet të merren organet përkatëse. Por, policia e prokuroria duhet të merren edhe me të tjerët të cilët, në emër të “ruajtjes së moralit”, nxisin urrejtje e mosdurim. Në mesin e tyre ka edhe udhëheqës fetarë”, shkroi Mushkolaj.
Gazetari Vullnet Krasniqi u sulmua fizikisht në Prizren ku po organizohej protestë kundër festivalit DokuFest, i cili po mbahet në këtë qytet. /Reporteri.net/.
Reagimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.