×
  • Lajme
  • Lajme / "X"

    Sulmi në kompaninë turke të mbrojtjes, Osmani: Qëndrojmë me aleatin tonë, terrorizmi dhe dhuna s’kanë vend

    Reporteri
    23 Tetor 2024 | 20:00

    Presidentja Vjosa Osmani ka dënuar sulmin që ndodhi sot në Turqi, ku një grup sulmuesish shpërthyen një bombë dhe shtinë me armë zjarri në ndërtesën e kompanisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë, TUSAS, duke i vrarë katër njerëz dhe duke i plagosur disa të tjerë.

    Osmani ka thënë se Kosova qëndron me Turqinë, duke shtuar se terrorizmi dhe dhuna s’kanë vend në botën tonë, shkruan Reporteri.net.

    “Ne qëndrojmë me aleatin tonë, Turqinë, pas sulmit të sotëm terrorist në Ankara.  Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet dhe të dashurit e viktimave. Terrorizmi dhe dhuna nuk kanë vend në botën tonë!”, ka shkruar Osmani.

     

    Televizioni privat NTV raportoi se grup sulmuesish mbërritën në hyrje të ndërtesës së kompanisë me një taksi dhe se sulmuan personelin e sigurisë. Një nga sulmuesit e shpërtheu një bombë, ndërsa të tjerët ia dolën të futen brenda ndërtesës.

    NTV-ja raportoi se të shtënat me armë brenda ndërtesës vazhduan dhe se disa punonjës mund të jenë marrë peng.

    Pamjet nga kamerat e sigurisë gjatë sulmit, të transmetuara në televizion, shfaqën një burrë në rroba civile duke e mbajtur një pushkë në dorë dhe një çantë shpine.

    TUSAS prodhon avionë dhe helikopterë ushtarakë dhe civilë, si dhe sisteme dronësh për Forcat e Armatosura të Turqisë dhe për vende të tjera të botës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!