Një sulm ka ndodhur sonte në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me makinë aty.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
“Pamjet tronditëse nga #Magdeburg na kanë prekur thellë. Lutjet tona janë me viktimat e kësaj tragjedie. Të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë, ndërsa familjarëve të viktimave u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella/”, ka shkruar ai.
“Në këto momente të vështira, qëndrojmë krah për krah me miqtë tanë gjermanë!”, ka shkruar Ajeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.