Dragan Shormaz, ish-bashkëpartiak i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj distancimit të tij rreth sulmit terrorist në Ibër Lepenc.
Shormaz thotë se Vuçiq mohon çdo lidhje me këtë akt, ashtu siç mohoi edhe sulmin terrorist në Banjskë, ndërsa u jep të drejtë dyshimeve rreth involvimit të Beogradit zyrtar, pasi Milan Radoiçiq, kryeorganizatori i sulmit të 24 shtatorit 2023, ende nuk është dorëzuar apo gjykuar.
“Vuçiqi dhe grupi tij justifikohen: ‘Nuk jemi ne, nuk është Serbia!’ Po si mund të mos jesh i dyshuar pas Banjskës, kur ende nuk e ke dorëzuar as Radoiçin dhe nuk e ke gjykuar! Kush do të të besojë kur tregove se je i gatshëm për gjithçka që të ‘fshehësh’ përgjegjësinë për 15 të vdekur!” – shkroi ai në “X”.
Ceo dan se @avucic i njegova kamarila pravdaju: "nismo mi, nije Srbija"! Pa kako posle Banjske da nisi osumnjičen, a još Radoičića nisi izručio niti sudio! Ko da ti veruje kada si pokazao da si na sve spreman da "sakrijes" odgovornost za 15 mrtvih!https://t.co/mejF1G45ja
— Dragan Šormaz (@dragansormaz) November 30, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.