Një rast i grabitjes është raportuar në mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Sipas një përgjigjeje nga Policia e Kosovës, një grua kishte raportuar se derisa po mbyllte lokalin, një person i panjohur dhe i maskuar e kishte sulmuar fizikisht me kondak të armës dhe më pas i kishte grabitur një çantë dore.
Në përgjigjen për Koha.net, policia ka thënë se i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, e më pas është liruar për në shtëpi.
Policia ka bërë të ditur se është duke hetuar rastin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.